Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja, të cilat në kë garë arritën të fusin deputet në Kuvendin e ri të shtatorit. Ndryshe nga herët e tjera, Rama i përgëzoi dhe tha se uron që të jenë alternativa në këtë parlament të […]

maj 14, 2025 - 22:00
 0  3
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja, të cilat në kë garë arritën të fusin deputet në Kuvendin e ri të shtatorit.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama i përgëzoi dhe tha se uron që të jenë alternativa në këtë parlament të ri e në vijim.

Sipas tij, ato bënë betejë jo të lehtë dhe i mbijetuan presionit mes dy forcave kryesore politike në vend.

“I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit të ajrit mes forcave politike kryesore, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa”, tha Rama.