Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi ‘Skënderbej’ fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër të tjera, Rama premtoi se mandati i katërt i qeverisë socialiste do siguronte mbylljen e negociatave më 2027 dhe vendosjen e karriges së Shqipërisë në dhomën e anëtarëve të BE-së. Po ashtu, Rama u ndal […]

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi ‘Skënderbej’ fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.
Ndër të tjera, Rama premtoi se mandati i katërt i qeverisë socialiste do siguronte mbylljen e negociatave më 2027 dhe vendosjen e karriges së Shqipërisë në dhomën e anëtarëve të BE-së.
Po ashtu, Rama u ndal edhe te investimet e ndryshme që do të realizohet nga qeveria gjatë këtij mandati.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ky ishte mandati më i fortë që na dhanë shqiptarët, po politikisht aq i fortë sa ai i vitit të kthesës në historinë shqiptare, ai i vitit 1992. Ne do bëjmë të pamundur ta bëjmë në këtë mandat po aq historik, duke mbyllur negociatat më 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë më 2030 si anëtare e BE-së. Kohë e deshi që Shqipëria si një xhevahir i Ballkanit dhe Tiranës kryeqytetit tonë, na ra ne që ta ndajmë për ta çuar drejt perëndimit dhe jo Azisë dhe fati na ra ne.
Ky është mandati më sfidues i PS-së, që kur jam në krye të saj, mandat i fuqishëm sa nuk ka, e për të fituar një bast sa nuk ka. Me Europën për Shqipërinë dhe për Shqipërinë me Europën. Fati që na përcaktoi profeti ynë kombëtar, heroi Gjergj Kastrioti që na e përcaktoi me shumë e shumë vite, mes baltës ngritjes dhe uljes, derisa patriotët shqiptarë të Rilindjes na e lanë me shkrim në shkabën dykrenare, mes mjergullave verbuese dhe kohëve të vështira, se dielli për ne lind andej nga perëndon dhe askund tjetër.
Ky është një standard për ta mbajtur në udhën e ligjit, ku fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk do gjejnë kurrë vend. Ky është një mandat që na është besuar kur edhe koha e rrëmujat gjeopolitike paralajmëron zhvillime të tjera në rajon.
Ky është mandat për një sfidë historike që të jemi të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo gjithmonë. Ndaj na takon ne t’i japim fund historisë së një kombi të dorës së dytë e t’i dorëzojmë fëmijëve tanë një vend europian, ku shqiptarët të mos shihen si të dorës së dytë, por si të barabartë.
Do e rrisim prodhimin kombëtar nga 35 mld në 35 mld euro, të ardhurat për frymë deri në 15 mijë euro, pagën deri në 1200 euro. Ky është mandat ku do jemi pranë pensionistëve, që ta ngremë pensionin në 200 euro minimale, pagën minimale nga janari 2026 të paktën 500 euro.
Do jetë mandat i investimeve, infrastrukturës, turizmit, industrisë ushtarake, ushqimore, nivel sigurie, rrugë kombëtare, shkolla të siguruara me kamera inteligjente. Me qendrës shëndetësore ekselente, me universitet europian drejtësie dhe të mjedisit, me shërbime edhe më moderne për shqiptarët me parqe dixhitale dhe ekosistem, mandat për korridorin blu dhe korridorin 8, portin e madh tregtar të Durrësit, 4 aeroporte dhe hekurudhat në kantier.