PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin ‘Skënderbej’ fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit. Në të njëjtën skenë ku bëri edhe hapjen e fushatës 33 ditë më parë, Rama shprehu falenderimet për votuesit që i besuan mandatin e rradhës. “Ja ku u rikthyem prapë këtu, 33 ditë nga dita […]

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin ‘Skënderbej’ fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit.
Në të njëjtën skenë ku bëri edhe hapjen e fushatës 33 ditë më parë, Rama shprehu falenderimet për votuesit që i besuan mandatin e rradhës.
“Ja ku u rikthyem prapë këtu, 33 ditë nga dita që u nisëm. Fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS në të 12 qarqet.
Për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe me plot mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.
Për 30 ditë shqiptaret dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe ata vendosën të në besojnë ne PS, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë më parë, se asnjëherë më parë. Në 4 vjet ne mbollëm edhe më shumë besim dhe mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët.
Në mbollëm krenari më të madhe për Shqipërinë Evropiane, që po ndërtojmë gur pas guri prandaj mblodhëm edhe votat e një mbështetje referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në BE vit pas viti”, u shpreh kryesocialisti.
Ai tha se kjo fitore për të është e paharrueshme dhe se emocionet që ndjen e ka të vështirë t’i përcjellë siç duhet me fjalë.
“Faleminderit Shqipëri! Kjo fjalë fitoreje në kujtesën time ka qenë më e vështira deri më sot për t’u bërë një fjalë që arrin ta thotë atë që për mua thotë kjo fitore. Është e pamundur ta them me gojë gjithçka që ndjej e mendoj prej orësh të gjata, ditësh e netësh pa gjumë, një fitore historike mbi të gjitha për momentin kur kjo fitore mori jetë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të falenderuar dhjetëra e dhjetëra mijëra gra e burra, vajza dhe djemtë të familjes tonë politike që 4 vjet me radhë shtruan më përpjekje dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme.
Faleminderit aq herë sa ç’janë anëtarë dhe anëtare të familjes tonë politike! Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës që dha votën për këto fitore dhe sa çdo zgjedhës që këtë herë erdhi me votën e tij drejt nesh. Një falenderim të veçantë për shqiptarët e Europës, Amerikës e kudo tjetër. Ka qenë një ushtrim i parë historik dhe fantastik për nga numri i të regjistruarve. Shumë faleminderit nga zemra, një përqafim të gjithëve nga sheshi i Kastriotit. Edhe pse numërimi vazhdon, është e qartë se shumica jashtë Shqipërisë mendon si shumica brenda kufijve. Me mua dhe PS-në! Kjo do të thotë shumë për mua, për ne të gjithë dhe nuk di si mund ta them akoma se vërtet s’di se si t’i falenderoj të gjithë sa dhe si duhet”, tha Rama.