Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e cila është ndarë nga jeta. Ai u shpreh se ajo dhe babai i tij i ndjerë u “tërhoqën nga varri” për t’u përdorur në fushatë nga kundërshtarët. Për këtë arsye u tha t’ia bëjnë “hallall”. […]

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e cila është ndarë nga jeta.
Ai u shpreh se ajo dhe babai i tij i ndjerë u “tërhoqën nga varri” për t’u përdorur në fushatë nga kundërshtarët. Për këtë arsye u tha t’ia bëjnë “hallall”.
“Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, si në një llogore lufte deri ditën që iku të ribashkohet me tim atë, por duke qenë se edhe këtë herë që të dy u tërhoqën jashtë nga varri, në fushatën e mosozotshme të të mos të zotshmëve, dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku dhe janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë”, tha Rama.
Falenderimin më të veçantë në fjalimin e fitores, kryeministri Edi Rama e pati për bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Ai tha se ajo është e vetmja opozitë që nuk ka arritur ta mundë dot.
“Por falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot. Por, shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit. Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Rejas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban në fakt katër këndet e këtij tavani. Shumë faleminderit grua dhe besoj se mund të flas edhe në emrin tënd Duke e falenderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, u shpreh Rama.
Një falenderim kryeministri Rama e pati edhe për fëmijët, Rean dhe Gregun.
“Vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke. Që jetojnë në jetën e tyre, larg dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, larg çdo marrëdhënie në konflikt interesi, duke duruar sidomos Reja, sorry, agresione të rënda verbale shpifjesh nga më të neveritshmet. Ju falenderoj nga zemra të dyve dhe si gjithnjë uroj. Që t’ju bëj krenar me punën time sot dhe, inshallah, me gjurmën e punës time nesër”, tha Rama.