“Ligji që mundëson kapjen e KPM’së”, disa organizata evropiane potencojnë heshtjen e Vjosa Osmanit
Disa organizata evropiane të gazetarëve kanë potencuar heshtjen e presidentes, Vjosa Osmani, përballë miratimit të ligjit për KPM-në nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Duke e quajtur një ligj që mundëson kapjen e KPM-së dhe një varg problemesh të tjera që lidhen me funksionimin e mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe disa organizata të tjera kanë […]
Disa organizata evropiane të gazetarëve kanë potencuar heshtjen e presidentes, Vjosa Osmani, përballë miratimit të ligjit për KPM-në nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke e quajtur një ligj që mundëson kapjen e KPM-së dhe një varg problemesh të tjera që lidhen me funksionimin e mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe disa organizata të tjera kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë kërkuar, fillimisht nga Gjykata Kushtetuese që ta hedh poshtë ligjin dhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë.
“Ne i bëjmë thirrje Gjykatës që të përdorë mandatin e saj për të shfuqizuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Presidentes Osmani që të dënojë publikisht ligjin dhe të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Federatës Evropiane të Gazetarëve.