Limaj takon mërgimtarët në Itali: Morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin tonë në Parlamentin e Kosovës
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë. Limaj atje ka qëndruar bashkë me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqin. “Nga Bolzano bashkë me bashkatdhetarët në Itali morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin e deputetëve të NISMA Socialdemokrate në Parlamentin
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë.
Limaj atje ka qëndruar bashkë me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqin.
“Nga Bolzano bashkë me bashkatdhetarët në Itali morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin e deputetëve të NISMA Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës, si nevojë e domosdoshme për ti përfaqësuar vlerat kombëtare dhe zërin e qytetarëve”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Malishevës Vesel Krasniqi, takuam bashkëatdhetarë tonë në Bolzano të .
Kontributi i mërgatës për Kosovën vazhdon të jetë i rëndësisë së veçantë në të gjitha sferat e jetës, si në ekonominë familjare ashtu dhe shtetërore.
Nga Bolzano bashkë me bashkatdhetarët në Itali morëm mbështetje të fuqishme për ta dërguar zërin e deputetëve të NISMA Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës, si nevojë e domosdoshme për ti përfaqësuar vlerat kombëtare dhe zërin e qytetarëve.