Limani dhe Velkovski i vizituan fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve

Ministri dhe zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë  dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Velkovski, sot i kanë vizituar fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve. Periudha a para fundvitit dhe festave The post Limani dhe Velkovski i vizituan fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 19, 2024 - 21:00
 0  6
Limani dhe Velkovski i vizituan fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve

Ministri dhe zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë  dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe Gjoko Velkovski, sot i kanë vizituar fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve.

Periudha a para fundvitit dhe festave që pasojnë është një periudhë ngrohtësie, buzëqeshjesh, përqafimesh dhe dhuratash. Në këtë atmosferë ishte edhe vizita e sotme e fëmijëve nga SOS Fshati i Fëmijëve.

 SOS Fshati i Fëmijëve është ofrues i licencuar dhe i autorizuar i shërbimeve, me të cilën organizatë Ministria ka lidhur kontratë administrative për ofrimin e ndihmës profesionale dhe mbështetjes për familjet përkujdesëse përmes Qendrës për Mbështetjen e Familjeve Përkujdesëse. Përveç kësaj, SOS Fshati i Fëmijëve është gjithashtu ofrues i licencuar dhe i autorizuar i shërbimit të jetesës me mbështetje për të rinjtë pa prindër dhe kujdes prindëror, të vendosur në 4 shtëpi të vogla grupore në lagje të ndryshme në Shkup, me mbështetje financiare nga Ministria.

Qendra për Mbështetjen e Familjeve Përkujdesëse të SOS Fshatit të Fëmijëve, së bashku me Qendrën për Mbështetjen e Familjeve Përkujdesëse në Shtëpinë e Fëmijëve “11 Tetori” në Shkup dhe Shtëpinë e Foshnjave dhe Fëmijëve të Vegjël në Manastir, ofrojnë mbështetje për familjet përkujdesëse në të gjithë territorin e vendin tonë. Kohë më parë Qendra SOS për Fshatin e Fëmijëve hapi një departament në Strumicë, me qëllim të afrimit dhe mbështetjes së qytetarëve – kandidatë për përkujdesje dhe përkujdesës nga qytetet dhe vendet përreth.

 Aktualisht, në vendin tonë kemi gjithsej 369 familje përkujdesëse, në të cilat familje ndodhen rreth 600 persona.

 Aktualisht, në vendin tonë kemi gjithsej 369 familje përkujdesëse, në të cilat familje ndodhen rreth 600 persona. Flaka Media

The post Limani dhe Velkovski i vizituan fëmijët nga SOS Fshati i Fëmijëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .