Haradinaj kujton bashkëluftëtarët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar njërën ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin, 23 prillin e vitit 1998. Në këtë datë, në kufirin që për dekada ndau padrejtësisht shqiptarët, ranë heroikisht disa nga luftëtarët më të guximshëm të UÇK-së, të cilët po ktheheshin të armatosur për ta çuar përpara betejën


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar njërën ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin, 23 prillin e vitit 1998.
Në këtë datë, në kufirin që për dekada ndau padrejtësisht shqiptarët, ranë heroikisht disa nga luftëtarët më të guximshëm të UÇK-së, të cilët po ktheheshin të armatosur për ta çuar përpara betejën për liri.
Haradinaj përkujtoi me nderim të veçantë bashkëluftëtarët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka, duke përmendur emrat e tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm në luftë.
Nga Sllupi: Astrit dhe Bekë Hadergjonaj, Bekim, Tahir dhe Xhemajl Mazrekaj, Beqë, Hajdar, Imer dhe Selman Lokaj.
Nga Hereqi: Bekim, Sadik dhe Shefqet Alijaj, Gazmend Ramaj, Hajdar Thaçi, Hasan Tahiraj, Ukë Shabanaj, Skënder Hajdaraj dhe Vehbi Asllanaj.
Nga Dujaka: Blerim Jonuzaj dhe Veli Noci.
“Emrat e tyre nuk do të harrohen kurrë. Ata jetojnë në historinë e lavdishme të rezistencës sonë, në çdo përvjetor të lirisë dhe në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook.
*Klikoni KËTU për t´