Murati: Dehari do t’i ftoj edhe njëherë partitë në takim konsultativ – shpresoj që LDK të marrë pjesë, sot nuk erdhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka paralajmëruar thirrjen të edhe një takimi tjetër me partitë politike nga Kryesuesi Avni Dehari, për të gjetur një rrugëdalje nga situate e krijuar për konstituimin e Kuvendit Murati tha se shpreson që në thirrjen tjetër të marrë pjesë edhe LDK’ja, e jo sikur sot që mungoi në takimin

Prill 23, 2025 - 13:00
 0  6
Murati: Dehari do t’i ftoj edhe njëherë partitë në takim konsultativ – shpresoj që LDK të marrë pjesë, sot nuk erdhi
murati:-dehari-do-t’i-ftoj-edhe-njehere-partite-ne-takim-konsultativ-–-shpresoj-qe-ldk-te-marre-pjese,-sot-nuk-erdhi

murati:-dehari-do-t’i-ftoj-edhe-njehere-partite-ne-takim-konsultativ-–-shpresoj-qe-ldk-te-marre-pjese,-sot-nuk-erdhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka paralajmëruar thirrjen të edhe një takimi tjetër me partitë politike nga Kryesuesi Avni Dehari, për të gjetur një rrugëdalje nga situate e krijuar për konstituimin e Kuvendit

Murati tha se shpreson që në thirrjen tjetër të marrë pjesë edhe LDK’ja, e jo sikur sot që mungoi në takimin konsultativ.

“Kryesuesi i seancës besoj do t’i ftoj edhe njëherë partitë politike në konsultime. Shpresoj në thirrjen tjetër për konsultime të marrë pjesë edhe LDK’ja, jo sikur sot dhe të ketë një dakordim që të ecet përpara”, ka deklaruar Murati.

Ai ka lënë të kuptohet se s’do të heqin dorë nga propozimi që Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare.

“Është deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale”, tha Murati para gazetarëve.

Tutje, Murati kërcënoi se mund të vijnë në situatën që nëse partitë vazhdojnë të mos votojnë për Kryetaren e Kuvendit, atëherë edhe VV mund të mos i votojë nënkrytarët.

“Nëse hymë në skenarë të tillë do të ishte paradoksale. S’mund të kemi skenarë ku edhe ne e kemi shumicën prej 61 votash edhe opozita për t’i votuar nënkryetarët”.

“Duhet deputetët të votojnë Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetarët”, ka deklaruar Murati.

Ndryshe, në seancën e sotme dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut për këtë post. Ajo mori 57 vota nga 61 sa duhen. Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të premten, në orën 10:00.