Kasami planifikon vazhdimin e Bllagoja Toskës nga shkolla tekstile në vitin 2026, kur nuk e di nëse do të jetë në krye të komunës ende 

Pavarësisht se qytetarët e kërkojnë, vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” nga pjesa te shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi në bulevardin “Ilinden” apo i njohur ndryshe si te “Mema”, nuk do të sheh dritë këtë vit. Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, kjo pritet të bëhet në vitin 2026, kur nuk dihet nëse ai […]

Prill 23, 2025 - 08:00
 0  5
Kasami planifikon vazhdimin e Bllagoja Toskës nga shkolla tekstile në vitin 2026, kur nuk e di nëse do të jetë në krye të komunës ende 
Rruga "Bllagoja Toska" nga shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi te "Mema" në bulevardin "Ilinden". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pavarësisht se qytetarët e kërkojnë, vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” nga pjesa te shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi në bulevardin “Ilinden” apo i njohur ndryshe si te “Mema”, nuk do të sheh dritë këtë vit. Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, kjo pritet të bëhet në vitin 2026, kur nuk dihet nëse ai do të jetë ose jo në krye të këtij institucioni, pas zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, shkruan Portalb.mk. 

Qytetarët për Portalb.mk kërkuan që vazhdimi i bulevardit nga shkolla tekstile deri te “Mema” të bëhet sa më shpejtë, sepse e lehtëson trafikun. 

“Pashë se e keni bërë një lajm për rrugën “Bllagoja Toska” për në Drenovec, po me pjesën tjetër të rrugës që të nxjerr te shkolla tekstile çka do të bëhet. Kur do largohen barakat dhe kur do zgjerohet rruga. Jemi në gjendje katastrofike, i bëjmë thirrje kryetarit të komunës së merr masa”, tha një qytetare. 

“Unë banoj pak më andej se Mema dhe realisht po të hapej ky bulevard, pra zgjerimi i rrugës nga shkolla tekstile e këndej do kishte qenë shpëtim sepse këtu ka shumë trafik, dhe kjo do na e kishte lehtësuar qarkullimin”, tha një qytetar. 

“Po mirë është të bëhet sepse ka nevojë, njerëzit kalojnë nonstop këndej, rruga është e ngushtë. Po tani unë nuk e di ku janë problemet ku nuk janë, po duhet, do jetë mirë për krejt”, tha një qytetare. 

Por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë këtë vit. Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se kjo pritet të bëhet nga viti 2026. 

“Sa i përket vazhdimit në pjesën nga shkolla tekstile deri te lokacioni Mema do të jetë në vitet e ardhshme, më konkretisht në vitin 2026”, tha Kasami. 

Ai theksoi se për vitin 2025 në plan është vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” te Kazerma e Qytetit dhe punime tjera në qytet për riparimin e rrugëve.  Rruga "Bllagoja Toska" nga shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi te "Mema" në bulevardin "Ilinden". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Rruga "Bllagoja Toska" nga shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi te "Mema" në bulevardin "Ilinden". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Rruga "Bllagoja Toska" nga shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi te "Mema" në bulevardin "Ilinden". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Rruga "Bllagoja Toska" nga shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi te "Mema" në bulevardin "Ilinden". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Rruga "Bllagoja Toska" nga shkolla tekstile deri te rrethrrotullimi te "Mema" në bulevardin "Ilinden". Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kujtojmë që ende nuk ka mbaruar hapja bulevardit edhe në pjesën nga Kazerma për në lagjen Drenovec, për shkak të procedurave të shpronësimit të cilat e kanë zvarritur projektin gati një vit. Punimet në këtë pjesë pritet të fillojnë nga kjo javë. 

Kujtojmë që vazhdimi i bulevardit “Bllagoja Toska” së bashku me dy bulevardet tjera, “Ilinden” dhe “Industrial” është edhe pjesë e programit zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, ku radhiten si prioritete.