Limani-Toshkovski: Hapje e linjës së veçantë për mërgimtarët në pikën kufitare

KALOJMË NË VEPRIM Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski (pas informacionit të dhënë në mbledhjen e Qeverisë), për gjetjen e zgjidhjes së problematikave që lidhen me The post Limani-Toshkovski: Hapje e linjës së veçantë për mërgimtarët në pikën kufitare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 2, 2024 - 22:00
 0  13
Limani-Toshkovski: Hapje e linjës së veçantë për mërgimtarët në pikën kufitare

KALOJMË NË VEPRIM

Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski (pas informacionit të dhënë në mbledhjen e Qeverisë), për gjetjen e zgjidhjes së problematikave që lidhen me rradhët pafund të krijuara në kufi, u vendos:

– Urgjentisht të sigurohen kushte (mjete), të cilat do të mundësojnë paisjen me mjete që bëjnë regjistrimin e të dhënave në mënyrë elektronike.

– Hapja e dy “linjave”, të cilat do të shfrytëzohen vetëm për mërgatën në sezonet e ardhjes së Tyre në vendlindje.

– Trajtimi i mërgatës në mënyrë të veçantë, duke u mundësuar lehtësi në proceduarat e identifikimit.

– Takime urgjente të organeve ndërkufitare me Kosovën dhe Serbinë, për të implementuar sistemin e integruar (verifikimi i dokumentacioneve në një pikë të përbashkët), për shmangien e vonesave.

– Prioritet mbetet pika kufitare e Tabanocit dhe Bllacës, vende të cilat frekuentohen dhe shfrytëzohen nga mërgata në sezone të pushimeve.

*Ps: Me theks të veçantë u trajtua çështja e ndëshkimit të kriminelëve, të cilët sollën shoqërinë në pozitën e braktisjes së vendit nga dëshpërimi.

The post Limani-Toshkovski: Hapje e linjës së veçantë për mërgimtarët në pikën kufitare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .