Taravari: Ashensorët e Spitalit të Tetovës, lëshohen në përdorim më 15 shtator (Video)
Problemi 10 vjeçar me ashensorët në spitalin e Tetovës, pritet të zgjidhet përfundimisht nga gjysma e muajit shtator, thotë në një intervistë për gazetën LAJM, ministri i Shendëtësisë, Arben Taravari. “Montimi i ashensorëve filloi para 4-5 ditëve. Unë besoj se kompletohen 5 ashensorët të cilët montohen, 3 në repartin e Kirurgjisë dhe dy në repartin […]
Problemi 10 vjeçar me ashensorët në spitalin e Tetovës, pritet të zgjidhet përfundimisht nga gjysma e muajit shtator, thotë në një intervistë për gazetën LAJM, ministri i Shendëtësisë, Arben Taravari.
“Montimi i ashensorëve filloi para 4-5 ditëve. Unë besoj se kompletohen 5 ashensorët të cilët montohen, 3 në repartin e Kirurgjisë dhe dy në repartin Intern në Tetovë, në të dy ndërtesat. Besoj se më së voni deri më 15 shtator do të promovojmë funksiononimin e ashensorëve të ri në spitalin klinik të Tetovës”, tha Taravari për gazetën LAJM
Në këtë intervistë Taravari flet edhe për koston e ashensorëve. Ai prek edhe temën e punësimit të 300 specializantëve, ndërsa flet edhe për virusin “Ethet e Nilit”, që ka filluar të paraqitet në vendet e rajonit.
Intervistën e plotë, mund ta ndiqni në videon më poshtë.