Lirohet nga detyra e Drejtoren e Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina

Abigeila Voshtina është liruar nga detyra si drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit, me një vendim të qeverisë. Ajo e mori detyrën e titullares në Qershor të 2022-t dhe e ushtroi funksionin në krye të Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit për më shumë se 2 vite. Akoma nuk […]

dhjetor 13, 2024 - 23:00
 0  9
Lirohet nga detyra e Drejtoren e Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina

Abigeila Voshtina është liruar nga detyra si drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit, me një vendim të qeverisë.

Ajo e mori detyrën e titullares në Qershor të 2022-t dhe e ushtroi funksionin në krye të Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit për më shumë se 2 vite.

Akoma nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me shkarkimin e Voshtinës, përpara përfundimit të mandatit të saj 4-vjeçar në krye të këtij institucioni. Abigeila Voshtina pasoi drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit, pas përfundimit të mandatit nga Zana Çela.

 

VENDIMI I QEVERISE

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.