Lista e Partisë Demokratike me drejtuesit politikë, Rama: Fund e krye me humbësa, njëri më i rraskapitur se tjetri

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mblodhi Asamblenë e PS në Durrës. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te 12 drejtuesit politikë të Partisë Demokratike, të bërë publikë vetëm disa ditë më parë. Kreu i qeverisë i ka cilësuar drejtuesit e listës së Partisë Demokratike në qarqe humbësa kronikë, . “Kur të nxjerrin […]

shtator 8, 2024 - 14:00
 0  9
Lista e Partisë Demokratike me drejtuesit politikë, Rama: Fund e krye me humbësa, njëri më i rraskapitur se tjetri

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mblodhi Asamblenë e PS në Durrës. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te 12 drejtuesit politikë të Partisë Demokratike, të bërë publikë vetëm disa ditë më parë.

Kreu i qeverisë i ka cilësuar drejtuesit e listës së Partisë Demokratike në qarqe humbësa kronikë, .

“Kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Njësoj si mua dhe juve për një moment u iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye me humbësa kronikë. Njëri me i rraskapitur se tjetri. Pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Ramës dhe qeverisë. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo diktatura e Partizanit në basketboll, që kur hyje në nxemje e shihje që të dukeshin më të dobët, por kur fillonte loja ta bënin fushën të dukej sikur ishte më e vogël për ty dhe më e madhe për ata”, u shpreh kryeministri.