Himariotët votojnë sot, Fredi Beleri reagon nga burgu: Zemra ime sot është në Himarë!

Ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti, Fredi Beleri, ka reaguar nga burgu në lidhje me zgjedhjet e pjesshme që po mbahen sot në këtë Bashki. Në një postim në rrjetet sociale, Beleri shprehet se zemra e tij sot është në Himarë, atje ku “pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të […]

gusht 4, 2024 - 17:30
 0  9
Himariotët votojnë sot, Fredi Beleri reagon nga burgu: Zemra ime sot është në Himarë!

Ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti, Fredi Beleri, ka reaguar nga burgu në lidhje me zgjedhjet e pjesshme që po mbahen sot në këtë Bashki.

Në një postim në rrjetet sociale, Beleri shprehet se zemra e tij sot është në Himarë, atje ku “pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre”.

Ish-kryebashkiaku u ka bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje në votim, teksa shton se historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit:

“Qendrat e votimit janë të hapura!

Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre.

Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithë ata qe kuptojnë se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një kandidat i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Bashkinë tonë të nesërmen.

Suksese OMONOIA jonë.

Dhe një apel i fundit: shkoni dhe votoni. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë”, thuhet në postimin e Belerit.