Lista e zezë, janë siguruar dokumentet nga Këshilli Gjyqësor

Prokuroria Themelore Publike i ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dokumentet lidhur me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve që kanë vepruar në rastin e njohur në opinion The post Lista e zezë, janë siguruar dokumentet nga Këshilli Gjyqësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 13, 2024 - 19:00
 0  5
Lista e zezë, janë siguruar dokumentet nga Këshilli Gjyqësor

Prokuroria Themelore Publike i ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dokumentet lidhur me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve që kanë vepruar në rastin e njohur në opinion si “Target- Fortesa”.

Kjo vjen pasi gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti dhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi u futën në listën e zezë amerikane dhe prokuroria ngriti lëndë kundër tyre.

Prokuroria thekson se pas sigurimit të këtyre dokumenteve, kryhen të gjitha veprimet e tjera të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Bexheti dhe Grubi janë emrat e fundit në listën e zezë amerikane për siç theksohet në vendimin e DASH-it përfshirjen e tyre në korrupsion dhe ndikim në gjyqësor, si dhe në lidhje me rastin e përgjimeve masive me ish-kreun e DSK-së Sasho Mijalkov.

Në këtë rast, Mijalkov u dënua në shkallë të parë me 12 vite burg. Mirëpo, çështja ra në Apel dhe është kthyer në rigjykim dhe më pas është marrë vendim për ndërprerjen e procedurës, sepse lënda u vjetërsua me ndryshimet në Kodin Penal të 7 shtatorit të vitit të kaluar.

The post Lista e zezë, janë siguruar dokumentet nga Këshilli Gjyqësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .