Listat për punësime, reagon LD
Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë The post Listat për punësime, reagon LD appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime, reaguan nga VLEN rreth listave të publikuara në rrjetet sociale.
E ashtuquajtura ‘listë për punësime’ është e prodhuar nëpër shtabet e BDI-së që fshihen nga drejtësia. LD nuk ka përpiluar lista të tilla, sepse LD NUK ËSHTË BDI, vijon kumtesa.
Fabrikimi i të gjitha këtyre lajmeve të rrejshme përfundimisht dëshmon dy gjëra. E para, BDI është e obsesionuar me Lëvizjen Demokratike, dhe e dyta BDI është e frikësuar deri në palcë nga kalimet e strukturave të shëndosha nga BDI në LD-në e Izet Mexhitit, shkruhet në kumtesë.
“Shqiptarët që do të punësohen nga të gjitha vendbanimet ku jetojnë dhe veprojnë nuk mund të përfshihen në një letër të rrejshme, sepse ata janë me mijëra. Kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë, kumtuan nga LD.
The post Listat për punësime, reagon LD appeared first on Flaka, në çdo lajm... .