LSDM: 100 milionë euro nuk do të realizohen për komunat këtë vit, një tjetër gënjeshtër e VMRO-së

Një tjetër zhgënjim dhe premtim i parealizuar nga Qeveria është në prag. Domethënë, 100 milionë eurot e paralajmëruara për zhvillimin dhe mbështetjen e komunave, të premtuara nga kjo Qeveri, është më se e qartë se nuk do të realizohen këtë vit. Kjo është edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE nuk i përmbush premtimet e veta dhe […]

shtator 25, 2024 - 12:00
 0  7
LSDM: 100 milionë euro nuk do të realizohen për komunat këtë vit, një tjetër gënjeshtër e VMRO-së

Një tjetër zhgënjim dhe premtim i parealizuar nga Qeveria është në prag. Domethënë, 100 milionë eurot e paralajmëruara për zhvillimin dhe mbështetjen e komunave, të premtuara nga kjo Qeveri, është më se e qartë se nuk do të realizohen këtë vit. Kjo është edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE nuk i përmbush premtimet e veta dhe sërish tradhton besimin e qytetarëve, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Ministri Perinski njoftoi se mjetet nuk do të ndahen drejtpërdrejt në llogaritë e veçanta të komunave, siç ka bërë LSDM. Në vend të kësaj, paratë do të paguhen direkt nga buxheti te kontraktorët, që do të thotë se realizimi i mjeteve këtë vit është pothuajse i pamundur ose do të jetë minimal. Një qasje e tillë jo vetëm ngadalëson procesin, por hap mundësinë e manipulimeve, duke centralizuar kontrollin në duart e Qeverisë.

Për dallim nga kjo, LSDM në mënyrë shumë më efektive realizoi projekte me vlerë 265 milionë euro nëpër komuna. Fondet u caktuan për llogaritë e komunave, ku autoritetet lokale kishin akses të drejtpërdrejtë dhe mundësinë për të menaxhuar vetë projektet e tyre. Ky ishte një model që siguroi implementim efikas dhe transparencë, diçka që tani është e penguar nga VMRO-DPMNE”, thonë nga LSDM.