LSDM dorëzoi në Qeveri dokumente, për të cilat thotë se dëshmojnë korrupsion dhe parregullsi në punën e Izet Mexhitit
LSDM sot ka deklaruar se do t’ia dorëzojmë kryeministrit Mickoski dokumentet për skandalin me zëvendëskryeministrin Mexhiti.”Ndjejmë përgjegjësi që të reagojmë menjëherë pasi Mickoski bëri thirrje publike që t’i sigurohen dëshmi për dyshimet se ka korrupsion dhe parregullsi në punë”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, transmeton Portalb.mk. “Këtu janë ato dokumente që na janë dorëzuar […]


LSDM sot ka deklaruar se do t’ia dorëzojmë kryeministrit Mickoski dokumentet për skandalin me zëvendëskryeministrin Mexhiti.”Ndjejmë përgjegjësi që të reagojmë menjëherë pasi Mickoski bëri thirrje publike që t’i sigurohen dëshmi për dyshimet se ka korrupsion dhe parregullsi në punë”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, transmeton Portalb.mk.
“Këtu janë ato dokumente që na janë dorëzuar nga denoncuesit dhe që janë të institucioneve shtetërore, me numra arkivi, vula dhe firma. Këtu thuhet qartë se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar parregullsi në funksionim, se Mexhiti ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore, duke i nënshkruar personalisht të gjitha rastet”, thotë Kuzeska.
Sipas saj, në këtë mënyrë ai donte të vendoste kontroll dhe të kishte hapësirë për shantazhimin e kompanive dhe qytetarëve.
“Sipas kësaj thuhet në këto dokumente, në Ministrinë e Mjedisit është ngritur një sistem për nënshkrim dhe vendimmarrje në kundërshtim me ligjet dhe procedurat administrative, gjë që ngre dyshime për korrupsion dhe ryshfet. Presim që Mickoski t’i lexojë, t’i shqyrtojë me kujdes dhe t’u përgjigjet të gjitha këtyre dyshimeve për keqpërdorime dhe korrupsion të mundshëm. Të shohim tani nëse kryeministri do të bëjë ndonjë gjë me këto prova në dorë. A do t’i thërrasë institucionet kompetente të reagojnë, apo Mickoski do të vazhdojë ta mbrojë Izet Mexhitin?”, tha Kuzeska.
Dje kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me akuzat e BDI-së ndaj Mexhitit, deklaroi se ka besim të plotë te zëvendëskryeministri dhe te puna e tij. Ai i bëri thirrje BDI-së dhe të tjerëve që kanë dëshmi t’ia dërgojnë Mickoskit. Ai tha se BDI-ja vazhdon të merret me mjegulla të ngarkuara me fjalën korrupsion që siç thotë ai ishte emri i dytë i tyre në të kaluarën, ku atributi kryesor ishte qendra tregtare Soravia.
“Unë kam një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë me zëvendëskryeministrin dhe kam besim të plotë në punën e tij. U bëj thirrje të gjithë atyre që posedojnë ndonjë dëshmi, të cilave iu referohen ata të BDI-së të vijnë dhe t’i sjellin. Ata e kanë numrin tim, të gjithë e dinë, le të vijnë sot ose nesër edhe nëse jam në seancë, do ta lë ta shoh atë dëshmi dhe t’ua dorëzojë organeve përkatëse të cilat duhet të marrin masa”, tha Mickoski.
Ndryshe, të njëjtat dokumente, LSDM dje i publikoi, por meqë Mickoski kërkoi t’i dorëzohen, ata e bënë këtë sot.
LSDM i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë Publike që menjëherë të hapin hetime dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.