LSDM javën e ardhshme do të fillojë me përgatitje për Kongresin llogaridhënës
Javën e ardhshme organet më të larta partiake të LSDM-së do të mbajnë mbledhje, në të cilat do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, konform statusit të partisë, pas disfatës në zgjedhjet e dyfishta, të cilat i ka pësuar partia dhe paralajmërimet për ndryshim të kryesisë. Po bëhen përgatitjet për proceset që do […]
Javën e ardhshme organet më të larta partiake të LSDM-së do të mbajnë mbledhje, në të cilat do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, konform statusit të partisë, pas disfatës në zgjedhjet e dyfishta, të cilat i ka pësuar partia dhe paralajmërimet për ndryshim të kryesisë.
Po bëhen përgatitjet për proceset që do të zhvillohen në parti, në përputhje me procedurat statutore dhe atë që është shpallur publikisht deri më tani, pas zgjedhjeve. Mbledhjet e kryesisë së LSDM-së dhe Bordit Ekzekutiv për fillimin e procedurës për thirrjen e Kongresit llogaridhënës, në pajtim me Statutin e partisë”, brifojnë nga LSDM, sipas portaleve në gjuhën maqedonase.
“Në pajtim me Ststutin, pritet që në Kongresin llogaridhënës të definohen afatet dhe mënyra për realizimin e zgjedhjeve brendapartiake. Procesi i rinovimit të partisë do të jetë në të gjitha nivelet, do të zgjedhet kryetar, nënkryetar, udhëheqësi, të gjitha organet e partisë në nivel qendror dhe lokal”, shotjnë nga LSDM.