LSDM: LSDM ulte çmimin e 500 produkteve, Mickoski ngriu marzhin në 73, debakli i Qeverisë
Masat e qeverisë së Mickoskit, përveç se do të vonohen, nuk do të ndikojnë në çmimet dhe standardin e qytetarëve. Fatkeqësisht, pas masës së shpallur të Qeverisë që ngrin marzhin The post LSDM: LSDM ulte çmimin e 500 produkteve, Mickoski ngriu marzhin në 73, debakli i Qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Masat e qeverisë së Mickoskit, përveç se do të vonohen, nuk do të ndikojnë në çmimet dhe standardin e qytetarëve.
Fatkeqësisht, pas masës së shpallur të Qeverisë që ngrin marzhin e vetëm 73 produkteve, qytetarët nuk duhet të presin asnjë efekt.
Kjo masë është një politikë kalkulative e qeverisë për të fshehur faktin se kanë bërë diçka nën presionin e publikut. Tani është më se e qartë pse Mickoski ka pritur me javë të tëra duke ulur çmimet e produkteve. Qëllimi ka qenë që të gjendet një zgjidhje përderisa të ketë, dhe kjo është në interes të tregtarëve, jo në interes të qytetarëve dhe as që do t’i ndihmojë ndonjë gjë e veçantë.
Për përkujtim, Qeveria e LSDM-së në shtator të vitit 2023 miratoi masa për reduktimin e mbi 500 produkteve në 25 kategori të ndryshme dhe zbatoi një paketë kundër krizës për të ndihmuar qytetarët në vlerë prej 662 milionë euro. Kjo është një ndihmë e vërtetë.
Në Serbinë fqinje blihen më të lirë 700 produkte, e njëjta gjë është edhe në Malin e Zi. Qytetarët as që do ta ndjejnë atë që ka sjellë si masë Qeveria Mickoski dhe kjo është dëshmi se ai nuk ka interes të kujdeset për standardet e qytetarëve.
Për herë të parë sot erdhi informacioni se paga mesatare për muajin korrik shënoi rënie prej gati 1000 denarë pas pesë vitesh rritje konstante. Pagat po bien, çmimet mbeten të larta. Qytetarët meritojnë trajtim të drejtë dhe kujdes të mirëfilltë. FLAKA
Qendra për Komunikim të LSDM-së
The post LSDM: LSDM ulte çmimin e 500 produkteve, Mickoski ngriu marzhin në 73, debakli i Qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .