LSDM: Mickoski ta thërrasë Kasamin, që ta tërheqë vendimin për riemërim të rrugëve në Tetovë

LSDM paralajmëroi se këshilltarët e tyre do të kundërshtojnë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë me iniciativë të kryetarit Kasami. Ata në reagimin e sotëm shprehin mosmiratimin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të marrë masa kundër idesë së partnerit të tyre në koalicion për ndryshimin e emrave të objekteve infrastrukturore në Tetovë që […] The post LSDM: Mickoski ta thërrasë Kasamin, që ta tërheqë vendimin për riemërim të rrugëve në Tetovë appeared first on InfoShqip.com.

Jan 26, 2025 - 23:00
 0  5
LSDM: Mickoski ta thërrasë Kasamin, që ta tërheqë vendimin për riemërim të rrugëve në Tetovë

LSDM paralajmëroi se këshilltarët e tyre do të kundërshtojnë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë me iniciativë të kryetarit Kasami. Ata në reagimin e sotëm shprehin mosmiratimin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të marrë masa kundër idesë së partnerit të tyre në koalicion për ndryshimin e emrave të objekteve infrastrukturore në Tetovë që mbajnë emra nga e kaluara antifashiste.

“Si partner i koalicionit të Kasamit, kërkojmë që Mickoski të tërhiqet nga ky propozim dhe publikisht ta thërrasë Kasamin. Ndërsa këshilltarët e DPMNE-së po ashtu ta kundërshtojnë, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM publikisht i dënon qëllimet e Kasamit për të krijuar ndarje të reja mes qytetarëve dhe tensione etnike. Skenarët nacionaliste të Kasamit janë në dëm të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësisë së tyre etnike ose partiake”, tha Andrijana Tomovska, anëtare e bordit ekzekutiv të LSDM-së.

The post LSDM: Mickoski ta thërrasë Kasamin, që ta tërheqë vendimin për riemërim të rrugëve në Tetovë appeared first on InfoShqip.com.