BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë aktuale. Nga BDI thonë se kjo qeveri me parti të 1 për qindshave për nga besimi i popullit në ta, po kthen mbrapsht çdo arritje shqiptare. “Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë […] The post BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën appeared first on InfoShqip.com.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë aktuale. Nga BDI thonë se kjo qeveri me parti të 1 për qindshave për nga besimi i popullit në ta, po kthen mbrapsht çdo arritje shqiptare.
“Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës.
Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin – një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe – të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.
Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
BDI thekson faktin se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur dinjitetin, legjitimitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
The post BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën appeared first on InfoShqip.com.