LSDM: Përshëndesim vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit
LSDM në një kumtesë për media njofton se e mirëpret vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e personave të rinj nga vendi në listën e zezë. LSDM beson se mbështetja e partnerëve strategjikë të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme. “Të gjitha dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të […]

LSDM në një kumtesë për media njofton se e mirëpret vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e personave të rinj nga vendi në listën e zezë.
LSDM beson se mbështetja e partnerëve strategjikë të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Të gjitha dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike duhet të hetohen dhe sanksionohen pa kompromis nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut. Inkurajojmë të gjithë sistemin e drejtësisë në vend që të punojë me përkushtim dhe pa hezitim në përballjen e të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit, për të garantuar drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët. Një apel për të gjitha palët që të lënë organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre”, thonë nga LSDM.
Në fund thonë se ata mbeten konsistente në përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie të drejtë për të gjithë, në të cilën sundimi i ligjit dhe llogaridhënia do të jenë themelet e vendit tonë.