Analiza e Ramadan Ramadanit për futjen e Artan Grubit në “Listën e Zezë” të SHBA-ve
Nga Ramadan Ramadani, analist Fillimisht dua tu falenderoj për ftesën sidomos nga ju Gazeta Lajm një media e vjetër dhe e lirë pasi kjo analizë mendoj se duhet bërë vetëm këtu për të qenë konzistent, por edhe të kuptueshëm në opinionin mbarëkombëtar edhe ate shqiptar, por edhe pjesën në Maqedoni. Njashtu në fillim dua të […]
Nga Ramadan Ramadani, analist
Fillimisht dua tu falenderoj për ftesën sidomos nga ju Gazeta Lajm një media e vjetër dhe e
lirë pasi kjo analizë mendoj se duhet bërë vetëm këtu për të qenë konzistent, por edhe të
kuptueshëm në opinionin mbarëkombëtar edhe ate shqiptar, por edhe pjesën në Maqedoni.
Njashtu në fillim dua të shpalos dy distinkcione dhe të kihet parasysh për pozitën time si analist i pavarur se
nuk kam kurgja personale me këtë element bile unë kam qenë prej të rrallëve që publikisht kanë
përkrahur kyqjen e këtij në politikë nga sektori joqeveritar pasi atëherë vëreja se kjo ishte prej
mënyrave të vetme për të kontribuar shpejt dhe efikas në përmirësimin e shoqërisë.
Ashtu që në vitin 2011 kam shkruar veçantë për këtë kyqje me titull “kesh i vogël dhe u rrita, në shoqatë u
mërzita”. Distinkcioni i dytë është se si qytetar shqiptar më pengon tajmingu pasi bëhet në një kohë
kur si shumë shqiptarë edhe unë dua të bëhet dhe mbetet e madhe kontestimi që i bëhet gjuhës
shqipe dhe përdorimit të saj zyrtar në Maqedoni nga disa rrethe dashakeqe dhe shovene, kurse e dij
se mu ky element me disa copëza të medieve nën kontrollin e tij ka kontribuar shumë në këtë
zhurmë dhe çadra, që këto që nuk dijnë shqip u thonë “shatora”. Pra personalisht më vjen keq se kjo
ndodh mu tash sepse ndikon në zbehjen e shfaqjes së dashurisë dhe rëndësisë që ka gjuha shqipe
për shqiptarët, por besoj se shqiptarët ende më fuqishëm do të tregojnë dhe artikulojnë këtë në
mënyra të ndryshme.
Nëse do i vëndonim titull kësaj analize besoj se më i përshtatshëm do ishte folja në shqip
shkërmoj, shkërmohet, shkërmoqje. Pasi futja në listën e zezë të departamentit të SHBA ve e ka
shkërmoq legjitimitetin, legalitetin, karierën dhe fatin e këtij elementi në politikë, opinion publik dhe
në jetën publike në përgjithësi.
1. Kjo futje në listë të zezë është specifike dmth ceket arsyeja kryesore ndikimi dhe përzierja
në gjyqësor, por ama ceket edhe vepra penale e saktë që është marrja dhe dhënia e rryshfetit për
një lëndë të caktuar dhe i është bashkangjitur edhe gjykatësi konkret në atë lëndë dhe subjekti i
lëndës ish shefi i shërbimeve të regjimit paraprak, ai Mijallkovi. Pra nuk është futje e përgjithshme
sikur ishin rastet e mëhershme për ndikim në gjyqësor, për mosimplementim dhe pengim të
Marrëveshjes së Ohrit etj. Por specifik dhe konkret e që me vetëm ngritje minimale të një padie nga
prokuror i thjeshtë menjëherë bëhet lëndë këtu në gjyqësorin e Maqedonisë dhe ka pasoja legale të
mëtejme.
2. Kjo futje në listë të zezë përbën delegjitimim të krejt karierës politike të elementit në fjalë
pasi që prej kyqjes në politikë ky i njëjti tërë kohës është munduar të mbahet me mu këtë legjitimim
dmth perëndimor, amerikan, ka përkrahje nga SHBA-të e ambasada. Ky prej fillimit është parë se nuk
ka kapacitet intelektual ose politik për pozitat që ka bart as si shef kabineti i liderit të partisë kur nuk
e donin shumë bashkëpartiakë të vet, as mandej si deputet e as si ministër ose zëvendës
kryeministër i parë. Tërë kohës është munduar vetëm të ushqen një aurë për legjitimim se ka
mbrapa SHBA-të, prej fotove dhe aktiviteteve me ambasadën e SHBA e deri në fotot dhe takimet me
ate Grenellin. Bile ka distancuar njerëz tjerë konkurentë politik dhe bashkëpartiak si joperëndimor,
pro turq, pro rus etj. Dmth ky ka qenë edhe legjitimimi i parë i këtij tërë kohës dhe prandaj në rastin
e këtij kjo është shkërmoqje totale e legjitimitetit publik. E se nuk ka kapacitet intelektual u pa që
moti, që atëherë kur i gaboj përmendoret dhe në një shoqëri dhe parti normale që atëherë do duhej
të ndodhte tërheqja. Ndërsa ky vazhdoj më lart e më lartë duke përfunduar ja në listë të zezë. E
njëjta i pret disa institucione dhe media të dyshimta që kanë qenë të lidhura me këtë e që ende
mundohen të mbahen me rrenën se SHBA-të u qëndrojnë pas.
3. Kjo futje në listë të zezë është diskreditim dhe dështim total i politikës hidhja-futja pasi
shifet se nuk funksionon as në plan afatgjatë e as në ate afatmesëm. Politika hidhja-futja i ka
mashtruar këto që e kan përdorë sepse ju ka dhënë zgjedhje çasti dhe imediate dhe ua ka heq një
zor të përkohshëm dhe me te kanë diskredituar, bllokuar dhe eliminuar kundërshtarë politik dhe
publik ama ja si thoshin në përgjimet për Kalin e Shëmës; gap gup ene shklup në listë të zezë!
4. Kjo futje në listë të zezë direkt tregon për kapacitetin, forcën dhe legjitimitetin e
konkurrentëve direkt të këtij elementi, para se gjithash këtu mendoj në zëvendës kryeministrin e
tanishëm Izet Mexhitin dhe koalicionin VLEN. Tash krejt këto rrethe që këto i kan ushqyer me
misticitete për SHBA-të dhe Perëndimin menjëherë e kanë të qartë se çka paska bë dhe kush qenka
Izet Mexhiti që dy herë në javë shkonte në SHBA?! Ose atyre që këto i kanë ushqyer për përshtypje
se VLEN janë pesë krerë, të përcarë, të dobët, e që nuk kanë përkrahje as në vend e as jashtë, dita
ditës pritet të ndahen e përçahen etj. Etj. Tani me këtë listë të zezë në fakt po ndodh e kundërta ky
Fronti Evropian dhe BDI-ja janë shkërmoqur keq.
5. Futja në listë të zezë edhe të familjes prek edhe klanin dhe bashkëpuntorët e ngushtë dhe
pamundëson zëvendësimin e këtij elementi me dikë të afërt nga familja dhe i vëndon nën thjerrëz
edhe pasurinë edhe ecurinë e karrierës së tyre.
6. Kjo futje në listën e zezë është përfundim edhe i jetës dhe angazhimit publik dhe jo vetëm
atij në politikë, pasi do duhet UT ja tani të tregojë se si mund të mban ligjërata dikush që është në
listë të zezë. UT është universitet publik që siç e shohim tani është cak i inspekcioneve të shumta
shtetërore dhe nuk mund të mbajë dikë që ka probleme kaq të mëdha me ligjin sa është fut në listë
të zezë amerikane e që së shpejti do ballafaqohet me ndjekje penale edhe këtu në vend.
*SHKËRMOJ kal.
1. Laj a pastroj mirë diçka duke e fërkuar ose duke e kruar. Shkërmoj enët.
2. fig. keq. Marr gjithçka të vlefshme që ka në një arkë a dollap, në një shtëpi etj., duke rrëmuar çdo
skutë. Na e shkërmoi shtëpinë. I shkërmoi dollapët (sëndukët).
3. vet. veta III. Rrëmon dheun (për derrat e shpendët). Derrat po shkërmojnë. Shkërmon pula në
pleh.
SHKËRMOQ kal.
1. Thërrmoj, grimcoj; përshesh. Shkërmoq bukën (djathin). Shkërmoq dheun (tokën). Shkërmoq
kripën. Shkërmoq një plis. Shkërmoq cigaren (duhanin). Shkërmoq me dorë. Mos e shkërmoq shumë.
2. Shkoq; e ndaj në thelpinj. Shkërmoqim misër. Shkërmoq një kallëz gruri. Shkërmoq hudhrat.
3. krahin. Shkoq (paratë).
SHKËRMOQET vetv.
1. Thërrmohet, grimcohet. Shkërmoqet suvaja. Shkërmoqen valët.
2. Shkoqet. Shkërmoqen kallinjtë.
SHKËRMOQUR mb.
Që është thërrmuar, që është bërë grimca-grimca. Tokë e shkërmoqur. Pleh i shkërmoqur. Duhan i
shkërmoqur duhan jo i grirë, po i dërrmuar me duar.