LSM: Tregtarët rritën çmimet e produkteve bazë përpara kufizimit të marzhit
Për plotësimin e nevojave elementare të amvisërive, një familjeje prej katër anëtarësh në shtator i nevojiteshin 61.306 denarë, që është një rritje për 107 denarë në krahasim me gushtin, kur të njëjtat shpenzime ishin 61.199 denarë, sipas llogaritjes së shportës sindikale të Lidhjes së Sindikatave e Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk. Si shqetësues, LSM-ja thekson se […]
Për plotësimin e nevojave elementare të amvisërive, një familjeje prej katër anëtarësh në shtator i nevojiteshin 61.306 denarë, që është një rritje për 107 denarë në krahasim me gushtin, kur të njëjtat shpenzime ishin 61.199 denarë, sipas llogaritjes së shportës sindikale të Lidhjes së Sindikatave e Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk.
Si shqetësues, LSM-ja thekson se shpenzimet e ushqimit dhe pijeve janë rritur për 717 denarë për një muaj, gjë që tregon se, siç thotë Sindikata, gjatë muajit tregtarët kanë shfrytëzuar njoftimet për futjen e kufizimit të marzhit për produktet ushqimore bazë.
Në këtë mënyrë, siç vlerëson LSM-ja, tregtarët sigurojnë rritje të çmimeve të produkteve në periudhën e ardhshme kur do të jetë në fuqi vendimi i qeverisë për marzhe të kufizuara, në dëm të qytetarëve.
“Në shtator të këtij viti, shpenzimet për ushqim dhe pije kanë qenë 23.034 denarë, ndërsa në gusht 22.317 denarë”, thonë nga LSM.
Megjithatë, Lidhja e Sindikatave pret që masa e kufizimit të marzhit të qeverisë, nëse zbatohet, do të ulë ndjeshëm harxhimet e ushqimit dhe pijeve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve ose punëtorëve me të ardhurat më të ulëta, duke qenë se në listën e produkteve të kufizuara marzhet mbulojnë 86 përqind të produkteve në shportën minimale sindikale.
Kujtojmë se, Qeveria ditë më parë mori vendim që të kufizojë marzhin bruto të fitimit të disa prej produkteve ushqimore bazë në 10% si në shitje me shumicë ashtu edhe me pakicë. Lista e produkteve ushqimore bazë në të ashtuquajturën shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën e konsumit të qytetarëve, ministri i Ekonomisë Besar Durmishi.