Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Të fillohet nga Gruevski
Luftën kundër krimit dhe korrupsionit që paralajmëron kryeministri Hristijan Mickoski, eksperti juridik Bashkim Selmani e sheh reale, vetëm nëse ajo do të fillonte nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili sipas The post Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Të fillohet nga Gruevski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Luftën kundër krimit dhe korrupsionit që paralajmëron kryeministri Hristijan Mickoski, eksperti juridik Bashkim Selmani e sheh reale, vetëm nëse ajo do të fillonte nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili sipas Selmanit me veprat e tija dëmtoi rëndë buxhetin dhe qytetarët. Fatkeqësisht sa më shumë që flitet për krimin dhe korrupsionin në publik, aq është më e vështirë për t’u gjetur e drejta dhe e vërteta institucionale, shprehet Selmani.
“Kryefjala kryesore është nga ish-kryeministri Gruevski, i cili në përgjithësi barti me vete miliona dhe sot e kësaj dite, dëmi që shkaktoi për ardhmërinë e vendit dhe shtetit as që diskutohet. Pra nëse do të fillohet të luftohet krimi dhe korrupsioni do të duhej të ndahet në disa faza dhe dëmi që është shkaktuar pikërisht do të fillonte nga Gruevski. Çdo deklaratë që aktualisht bëhet nga kryeministri janë vetëm deklarata të cilat në kontinuitet shprehin dëshirë, por jo dhe të gjendet strategjia e përbashkët institucionale dhe të vihen në funksion të gjitha këto institucione autonome, siç është Prokuroria.”, – deklaroi eksperti juridik, Bashkim Selmani.
Për shkak të kritikave të shumta nga ndërkombëtarët dhe besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor, kryeministri Mickoski, rrugëdaljen dhe realizmin e reformave e sheh edhe në shpërbërjen e tërësishme të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, që nuk u mbështet nga ndërkombëtarët. Edhe pse në RMV evidentohet një numër i madh i gjykatësve të shkarkuar për ushtrim joprofesional dhe të pakujdesshëm të profesionit, megjithatë të paktë janë ata që janë shpallur fajtorë me vendim të prerë gjyqësor. Ndërkohë për shkak të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal, për një numër të madh të ish-funksionarëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, lëndët u vjetërsuan.
The post Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Të fillohet nga Gruevski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .