Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother – Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë ‘twerk’

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është shfaqur në festën e organizuar nga Top Channel. Ai shihet duke performuar këngën e re “Ding Ding”, të cilën e solli pak më parë me Ghetto Geasyn. Artisti shkodran shihet në skenë me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, që shihet duke […]

maj 28, 2024 - 13:01
 0  6
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother – Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë ‘twerk’

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është shfaqur në festën e organizuar nga Top Channel.

Ai shihet duke performuar këngën e re “Ding Ding”, të cilën e solli pak më parë me Ghetto Geasyn.

Artisti shkodran shihet në skenë me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, që shihet duke u argëtuar tejet shumë e duke bërë ‘tëerk’ përpara tij.

Atmosfera është e mrekullueshme në bazë të pamjeve që janë shfaqur në rrjete sociale.

Në këtë ndejë po mungon vetëm Romeo Veshaj, i cili vërehet dukshëm se ka një inat me produksionin.

Ai u rendit në vend të tretë, kurse vendin e dytë e fitoi aktori Julian Deda.

Luizi theksojmë se ka qenë fenomen vitin e kaluar dhe një emër që po vazhdon të jetë i komentuar edhe në ditët e sotme.

VIDEO: