Peronaci: Integrimi evropian i rajonit, prioritet për Italinë dhe NATO-n
Ambasadori i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin Marco Peronaci në Misionin e Përhershëm të Italisë në NATO. Diplomati italian ka shkruar në ‘X’ se me ambasadorin kosovar ka diskutuar mbi situatën në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. “Integrimi evropian i rajonit është një prioritet për Italinë dhe NATO-n
Ambasadori i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin Marco Peronaci në Misionin e Përhershëm të Italisë në NATO.
Diplomati italian ka shkruar në ‘X’ se me ambasadorin kosovar ka diskutuar mbi situatën në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Integrimi evropian i rajonit është një prioritet për Italinë dhe NATO-n, ne jemi të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke mbështetur plotësisht KFOR-in”, tha ai.
Edhe Zema në Facebook, është shprehur i nderuar me pritjen dhe takimin e frytshëm me Ambasadorin Marco Peronaci në Misionin e Përhershëm të Italisë në NATO, ku ka diskutuar për bashkëpunimin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, avancimin e proceseve integruese, sigurinë dhe sfidat në rajon, si dhe angazhimin e fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, përfshirë në kuadër të punës sonë në NATO.
“Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur që Italia ka ofruar për Kosovën gjatë të gjitha proceseve, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të forcave italiane, për rreth tri dekada, në kuadër të Misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO në vendin tonë”, tha ai.
Timely exchange of views with Ambassador @AstritZemaj on the situation in Kosovo and Western Balkans. The European integration of the region is a priority for Italy and in @NATO we are committed in maintaining peace and security in Kosovo, fully supporting @NATO_KFOR. pic.twitter.com/t7DWdNybyO
— Marco Peronaci (@MPeronaci) January 30, 2025