Deri në fund të 2025 rrugët e nisura do përfundohen, është e çuditshme si kanë arritur në këtë pikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se projektet e rëndësishme infrastrukturore të Kosovës do të përfundojnë deri në fund të vitit 2025, duke theksuar se stagnimi i tyre ka qenë i pajustifikueshëm. “Rruga e Gjilanit, Rruga e Kombit që na lidh me një trevë

dhjetor 18, 2024 - 01:00
 0  4
Deri në fund të 2025 rrugët e nisura do përfundohen, është e çuditshme si kanë arritur në këtë pikë
deri-ne-fund-te-2025-rruget-e-nisura-do-perfundohen,-eshte-e-cuditshme-si-kane-arritur-ne-kete-pike

deri-ne-fund-te-2025-rruget-e-nisura-do-perfundohen,-eshte-e-cuditshme-si-kane-arritur-ne-kete-pike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se projektet e rëndësishme infrastrukturore të Kosovës do të përfundojnë deri në fund të vitit 2025, duke theksuar se stagnimi i tyre ka qenë i pajustifikueshëm.

“Rruga e Gjilanit, Rruga e Kombit që na lidh me një trevë shqiptare përtej kufirit, rruga për Podujevë e Mitrovicë, por edhe Autostrada e Dukagjinit – të gjitha këto projekte do të përfundojnë brenda këtij afati. Për Autostradën e Dukagjinit do të ketë përditësime të rëndësishme për çështje sigurie, duke u lidhur edhe me Zubin Potok,” ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, projektet janë tashmë të gatshme dhe kanë kaluar fazat procedurale, por janë lënë në vendnumëro për një kohë të gjatë.

“Është e çuditshme si kanë arritur të stagnohen kaq gjatë! Këto janë projekte që kanë qenë të përgatitura dhe të realizueshme. Në vitin 2025-2026, Kosova do të hyjë me rrugë të përfunduara,” ka shtuar ai.

Haradinaj ka theksuar se përfundimi i këtyre projekteve do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e Kosovës me rajonin dhe shqiptarët përtej kufirit.