Lupço Palevski-Palço arriti në aeroportin e Shkupit (Infografik)

Përmes një fluturimi komercial të “Turkish Airlines” nga Stambolli, në ora 19:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u ekstradua, Ljupço Palevski Palço, raporton Meta. Ai është i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur […]

maj 16, 2024 - 07:01
 0  12
Lupço Palevski-Palço arriti në aeroportin e Shkupit (Infografik)
Arrestimi i Palevskir/Foto: Printscreen nga video

Përmes një fluturimi komercial të “Turkish Airlines” nga Stambolli, në ora 19:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u ekstradua, Ljupço Palevski Palço, raporton Meta.

Ai është i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur në Turqi nëpërmjet Bullgarisë. Policia turke e arrestoi atë në Balikesir.

Palevski ndodhej në paraburgim ekstradimi në Turqi, nën dyshimet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim.

Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski. Në muajin prill, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin marrë njoftim zyrtar nga autoritet turke se është miratuar ekstradimi i Ljupço Palevski – Palço.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk