Lushtaku: Largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Mërgim Lushtaku ka reaguar lidhur me çështjen e largimit të avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve. Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Lushtaku ka thënë se largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin, shizofrenët dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht. […]
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Mërgim Lushtaku ka reaguar lidhur me çështjen e largimit të avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Lushtaku ka thënë se largimi i avokatëve nga trupat mbrojtëse të çlirimtarëve gëzon vetëm Beogradin, shizofrenët dhe ata që flasin shqip e mendojnë serbisht.
Lushtaku ka drejtuar akuza ndaj pushtetit aktual, pasi sipas tij kjo Qeveri po vepron kundër çlirimtarëve duke i helmuar qytetarët me lajme të pavërteta.
“Në këto kohë kur pritet epilogu final i Gjykatës politike e etnike në Hagë, avokat të shquar tërhiqen nga ekipet mbrojtëse të çlirimtarëve tanë shkaku i vonesave e i mospagesës. Kjo qeveri e propagandës e cila vepron kundër tyre si të ishte e sinkronozuar me Beogradin, publikon lista të shpenzimeve duke provuar ti helmoj qytetarët me të pavërteta”, ka shkruar ai.
Tutje Lushtaku ka thënë se të gjithë ata që dyshojnë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së që gjendën në Hagë, duhet ta dijnë që me këtë vihet në rrezik sovraniteti i Kosovës.
“Qeveria e propagandës dhe secili qytetar që ka dyshime, duhet ta dij që nëse çlirimtarët nuk triumfojnë në këtë proces mjaft kritik, në rrezik vihet vet sovraniteti i Kosovës, sepse logjikshëm, nëse kontestohet lufta e pastër e UÇK-së, cënohet edhe vet pavarësia e Kosovës”, është shprehur tutje Lushtaku, transmeton Front Online.
Reagimi i tij i plotë: