Macroni “në gjueti” për një kryeministër të ri francez
Presidenti francez, Emmanuel Macron po takohet me aleatë dhe politikanë të lartë të enjten teksa synon të emërojë shpejt një kryeministër të ri, një ditë pasi ligjvënësit e ekstremit të djathtë dhe të majtë rrëzuan qeverinë e pakicës të Michel Barnier. Francois Bayrou, përmendet shpesh nga mediat franceze si një pasardhës i mundshëm i Barnier. […] The post Macroni “në gjueti” për një kryeministër të ri francez appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti francez, Emmanuel Macron po takohet me aleatë dhe politikanë të lartë të enjten teksa synon të emërojë shpejt një kryeministër të ri, një ditë pasi ligjvënësit e ekstremit të djathtë dhe të majtë rrëzuan qeverinë e pakicës të Michel Barnier.
Francois Bayrou, përmendet shpesh nga mediat franceze si një pasardhës i mundshëm i Barnier. Bayrou është një politikan veteran centrist dhe një aleat i ngushtë i Macronit, raporton Reuters.
Ministri në largim i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu përmendet gjithashtu si një kandidat i mundshëm për kryeministër.
Tri burime i kanë thënë Reuters të mërkurën se Macroni synon të emërojë një zëvendësues sa më shpejtë, madje përpara ceremonisë të së shtunën për të rihapur katedralen Notre-Dame, e rinovuar pas një zjarri shkatërrues. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është në mesin e liderëve botërorë që pritet të marrin pjesë.
Pas zgjedhjeve të parakohshme në fund të qershorit dhe fillimit të korrikut, Macronit iu deshën gati dy muaj për të emëruar Barnier si kryeministër.
Macron, i cili do të mbajë një fjalim televiziv për kombin në orën 20:00 me kohë lokale, do të takohet gjithashtu me kreun e Senatit të enjten në mesditë.
Barnier, një konservator veteran që u bë kryeministër në shtator, do të bëhet kryeministri me mandatin më të shkurtër në historinë moderne franceze, kur Macroni të miratojë dorëheqjen e tij.
Trazirat politike në Francë dobësojnë më tej një Bashkimi Evropian që tashmë është i përfshirë nga rënia e koalicionit qeveritar në Gjermani, dhe vjen vetëm disa javë përpara se Trumpi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Çdo kryeministër i ri do të përballet me të njëjtat sfida që çuan në rënien e Barnierit.
Udhëheqja e Michel Barnier u vu në pikëpyetje pasi ai përdori kompetenca të veçanta për ta kaluar buxhetin e vitit 2025, pa votim nga ligjvënësit.
The post Macroni “në gjueti” për një kryeministër të ri francez appeared first on InfoShqip.com.