Mandl i bashkohet reagimit të Torres ndaj zyrtares amerikane: Kosova nuk do të zhduket

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Adminsitratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes. Ëilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin

shkurt 27, 2025 - 12:00
 0  4
Mandl i bashkohet reagimit të Torres ndaj zyrtares amerikane: Kosova nuk do të zhduket
mandl-i-bashkohet-reagimit-te-torres-ndaj-zyrtares-amerikane:-kosova-nuk-do-te-zhduket

mandl-i-bashkohet-reagimit-te-torres-ndaj-zyrtares-amerikane:-kosova-nuk-do-te-zhduket

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Adminsitratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes.

Ëilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë.

“Bëje Kosovën Serbi sërish”, ishte postimi i saj.

“Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres  në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Europës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Mandl.

https://twitter.com/lukasmandl/status/1895042298414801407

Më herët, Torres kishte shkruar se Wilson “turpësisht po përpiqet ta delegjitimojë Kosovën, e cila ka qenë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor”.