Maqedonci: Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se gjatë mbledhjes së 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, në Raimstein të Gjermanisë, ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën të ofruar nga Republika e Kosovës. Ai bëri të ditur se këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka […]

shtator 6, 2024 - 20:00
 0  6
Maqedonci: Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën
maqedonci:-kosova-ka-vendosur-te-dhuroje-nje-flote-automjetesh-per-ukrainen

maqedonci:-kosova-ka-vendosur-te-dhuroje-nje-flote-automjetesh-per-ukrainen

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se gjatë mbledhjes së 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, në Raimstein të Gjermanisë, ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën të ofruar nga Republika e Kosovës.

Ai bëri të ditur se këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës.

“Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas ministrit Maqedonci, kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë.

Ai ka thënë se Kosova si anëtare e Koalicionit të Deminimit do të vazhdojë mbështetjen e këtij partneriteti me kapacitete të ndryshme.

Ministri Maqedonci premtoi se ndihma e Kosovës do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj.

Në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, Maqedonci ishte bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.