Maqedonci: Përveç sistemeve Bayraktar e Javelin, ka dhe sisteme të tjera drejt fuqizimit të kapaciteteve luftarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre. “Ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë ministri, shkruan rtk. Maqedonci e ka deklaruar një gjë të tillë përgjatë panelit për […]

tetor 6, 2024 - 21:00
 0  6
Maqedonci: Përveç sistemeve Bayraktar e Javelin, ka dhe sisteme të tjera drejt fuqizimit të kapaciteteve luftarake
maqedonci:-pervec-sistemeve-bayraktar-e-javelin,-ka-dhe-sisteme-te-tjera-drejt-fuqizimit-te-kapaciteteve-luftarake

maqedonci:-pervec-sistemeve-bayraktar-e-javelin,-ka-dhe-sisteme-te-tjera-drejt-fuqizimit-te-kapaciteteve-luftarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre.

“Ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë ministri, shkruan rtk.

Maqedonci e ka deklaruar një gjë të tillë përgjatë panelit për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, ai shton se përveç sistemeve Bayraktar e Javelin, ka dhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake.

“6.000 për qind e rritjeve të investimeve në armatim. Është e pa konceptueshme që në periudhën 20218-2020 janë më pak se katër milionë euro blerje të armatimit, e nga 2021-a deri në 2023 janë 238 milionë euro blerje për armatim. Përmes këtyre blerjeve i kemi kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës. Sisteme Bayraktar, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.