Kurti për marrëdhëniet me Serbinë: T’i kthehet marrëveshjeve, që t’i zbatojmë ato

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se si kjo e dyta nuk po i zbaton. I pari i qeverisë thotë së nuk mund të ketë një plan B sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, përderisa plani A nuk po respektohet. “Nuk mund te kemi plan B nëse nuk respektohen […]

gusht 19, 2024 - 20:00
 0  6
Kurti për marrëdhëniet me Serbinë: T’i kthehet marrëveshjeve, që t’i zbatojmë ato
kurti-per-marredheniet-me-serbine:-t’i-kthehet-marreveshjeve,-qe-t’i-zbatojme-ato

kurti-per-marredheniet-me-serbine:-t’i-kthehet-marreveshjeve,-qe-t’i-zbatojme-ato

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se si kjo e dyta nuk po i zbaton.

I pari i qeverisë thotë së nuk mund të ketë një plan B sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, përderisa plani A nuk po respektohet.

“Nuk mund te kemi plan B nëse nuk respektohen plani A, dhe nëse nuk ka vullnet të mirë dhe mirëbesim të palëve.  Është e vërtetë që janë bërë një vit e gjysmë që kur e bëmë marrëveshjen në Bruksel, marrëveshja bazike, të cilës më pas iu bashkëngjit edhe aneksi i zbatimit nga Ohri.

Tash ne e respektojmë marrëveshjet, jemi të gatshëm të zbatohet ajo nuk mund të kemi partneritet në zbatim derisa nuk ka respektim”, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kurti thotë se Serbia duhet t’i kthehet marrëveshjeve, që sipas tij, kjo i duhet për zbatimin e tyre.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, mish-kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, me letër publike dhe zyrtare, 27-esh të BE është tërhequr në emër të Serbisë nga marrëveshja bazike  Serbia duhet të kthehet te marrëveshja në mënyrë që ta zbatojmë atë. Në kuadër të kësaj marrëveshje, janë edhe 39 marrëveshje të tjera që pararendësit e mijë i kanë bërë në Bruksel, unë jam shumë i interesuar, përveçse i gatshëm që t’i trajtojë ato në përpikmëri dhe me përkushtim”, u shpreh shefi i ekzekutivit.

Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje është i ftuar si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.