Maqedoni, dy e treta e qytetarëve mendojnë se vendi ka arsim jo cilësor
Sipas Hulumtimit më të ri të Institutit për Hulumtime Politike në Shkup, dy e treta e qytetarëve mendojnë se Maqedonia e Veriut ka arsim jo cilësor. Sipas kësaj ankete, 69.7% e qytetarëve mendojnë se arsimi në vend është jo cilësor, ndërkaq 26.8% janë të mendimit se vendi ka arsim cilësor. Në krahasim me hulumtimet e […]
Sipas Hulumtimit më të ri të Institutit për Hulumtime Politike në Shkup, dy e treta e qytetarëve mendojnë se Maqedonia e Veriut ka arsim jo cilësor. Sipas kësaj ankete, 69.7% e qytetarëve mendojnë se arsimi në vend është jo cilësor, ndërkaq 26.8% janë të mendimit se vendi ka arsim cilësor.
Në krahasim me hulumtimet e 5 viteve të fundit, percepcioni është shumë më negativ. Nëse në vitin 2019 47.4% kanë pasur mendim se kemi arsim jo cilësor, në vitin 2023 kjo përqindja ka qenë 57.3%, ndërsa tani arriti rekordin prej 69.7 për qind, përcjell Telegrafi.
Arsyet për procesin e keq arsimor qytetarët e shohin në disa faktorë duke nisur nga programi mësimor jo i mirë, kuadri, cilësua e keqe e librave dhe kushtet jo të mira në shkollë.
Hulumtimi u zbatua me 1116 të anketuar nga 23 deri 26 maj të këtij viti.