Maqedonia e Veriut dhe Kroacia zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, Mickoski tregon se çfarë marrëveshje nënshkroi me Plenkoviqin

Me nderime shtetërore në Zagreb është pritur kryeministri Hristian Mickoski nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, përcjell TV21. Pas takimit, kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook njoftoi marrëveshjet që janë nënshkruar: “Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë. Shkëmbimi i ekspertëve për ofrim […] The post Maqedonia e Veriut dhe Kroacia zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, Mickoski tregon se çfarë marrëveshje nënshkroi me Plenkoviqin appeared first on InfoShqip.com.

gusht 29, 2024 - 17:00
 0  8
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, Mickoski tregon se çfarë marrëveshje nënshkroi me Plenkoviqin

Me nderime shtetërore në Zagreb është pritur kryeministri Hristian Mickoski nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, përcjell TV21. Pas takimit, kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook njoftoi marrëveshjet që janë nënshkruar:

“Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë. Shkëmbimi i ekspertëve për ofrim të shërbimeve të duhura në trajtimin e pacientëve. Bashkëpunim në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë. Bashkëpunim në fushën e dhurimit dhe transplantimit të organeve.
Bashkëpunimi për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit. Bashkëpunimi për modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore.
Dhe shumë bashkëpunime të tjera që nevojiten për të siguruar shëndetësi të mirë”, shkroi Mickoski.

The post Maqedonia e Veriut dhe Kroacia zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e shëndetësisë, Mickoski tregon se çfarë marrëveshje nënshkroi me Plenkoviqin appeared first on InfoShqip.com.