Maqedonia e Veriut ka shumë kirurgë plastikë, por jo radiologë dhe pediatër

Ka mungesë serioze të personelit në të gjitha spitalet dhe klinikat. Do të bëjmë një moratorium për specializime të caktuara. Kemi shumë kirurgë plastikë, por nuk kemi pediatër, radiolog, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk. “Stafi është një problem serioz. Ndaj ata që kanë një kohë më të gjatë me kontratë do […]

Korrik 1, 2024 - 21:00
 0  8
Maqedonia e Veriut ka shumë kirurgë plastikë, por jo radiologë dhe pediatër
Gjinekolog, mjek, shëndet

Ka mungesë serioze të personelit në të gjitha spitalet dhe klinikat. Do të bëjmë një moratorium për specializime të caktuara. Kemi shumë kirurgë plastikë, por nuk kemi pediatër, radiolog, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk.

“Stafi është një problem serioz. Ndaj ata që kanë një kohë më të gjatë me kontratë do të marrin vendim. Ka njerëz që punojnë me kontratë edhe pas 15-20 vitesh. Do të shoh praktikantët dhe do të punësohen. Do të flas edhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, do të bëjmë një moratorium për specializime të caktuara. Po mendojmë edhe për një mënyrë për të motivuar mjekët e rinj që të shkojnë në gjinekologji, anesteziologji, radiologji, pediatri dhe sektorë të tjerë ku na mungojnë specialistët”, tha Taravari.

Ministri tha gjithashtu se do të ketë numra telefoni ku qytetarët mund të raportojnë problemet në shëndetësinë publike dhe private. Koncepti titullohet “ Paraqit tek ministri”.

“Nëse pacienti ndeshet me dyer të mbyllura, nëse nuk ka mjek për ekzaminim ose nëse ka ndonjë problem tjetër, do të mund ta raportojë. Do të kemi ekipe të lëvizshme, ku do të përfshihen edhe persona nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, të cilët do të dalin në terren pas raportimit dhe do të marrin masa. Ekipet do të vizitojnë në mënyrë të papritur objektet shëndetësore private dhe publike. Do të veprohet nëse nuk e kryejnë detyrën siç duhet”, tha Taravari.

Ai gjithashtu bëri të ditur se pas dy javësh do të publikohet lista e re pozitive e barnave. Gjithashtu, Taravari tha se do të ketë një politikë kombëtare farmaceutike për sigurimin dhe disponueshmërinë e barnave esenciale, e cila do të kërkojë miratimin e një ligji të ri.

Taravari njoftoi gjithashtu se është shpallur tender për blerjen e kompresorëve të rinj për klinikat kirurgjikale nga shërbimi i përgjithshëm dhe i punëve të përbashkëta të klinikave.