Maqedonia e Veriut me notë proteste e dënoi sulmin e Rusisë ndaj ambasadës në Ukrainë
Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme përmes një note proteste ka reaguar deri te Ambasada e Rusisë në Shkup, pasi ky shtet e sulmoi Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev, transmeton Portalb.mk. “Pasdite, në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Punë të Jashtme është thirrën Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i […]
Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme përmes një note proteste ka reaguar deri te Ambasada e Rusisë në Shkup, pasi ky shtet e sulmoi Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev, transmeton Portalb.mk.
“Pasdite, në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Punë të Jashtme është thirrën Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sergej Bazdnikin”, njoftoi Ministria.
Ministria i ka dhënë Bazdnikit një notë proteste ku dënohet dhe protestohet kundër sulmit raketor të ushtrisë ruse ndaj objektit të Ambasadës së RMV-së në Kiev, ku janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Ndryshe, sot u sulmuan objektet e gjashtë ambasadave në Ukrainë, duke përfshirë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev. Ky sulm i ushtrisë ruse, ka shkaktuar edhe dëme materiale në objektin Ambasadës.