VLEN: Islam Abazi nënë për Ahmetin dhe Jahoskin – njerkë për Bekteshin!

Koalicioni VLEN përmes një komunikate kritikon ashpër BDI-në e Ahmetit e cila sipas tyre po derdh lot krokodili për hetimet në Koçan, ndërkohë që sipas tyre e vërteta është shumë më e dhimbshme. “S’është rastësi që populli thotë: “Paraja çan edhe aty ku nuk depërton as burgia! ”Prej javësh dëgjojmë si BDI derdh lot krokodili […]

Prill 23, 2025 - 16:00
 0  5
VLEN: Islam Abazi nënë për Ahmetin dhe Jahoskin – njerkë për Bekteshin!

Koalicioni VLEN përmes një komunikate kritikon ashpër BDI-në e Ahmetit e cila sipas tyre po derdh lot krokodili për hetimet në Koçan, ndërkohë që sipas tyre e vërteta është shumë më e dhimbshme.

“S’është rastësi që populli thotë: “Paraja çan edhe aty ku nuk depërton as burgia! ”Prej javësh dëgjojmë si BDI derdh lot krokodili për hetimet në Koçan, ku sipas tyre, padrejtësisht janë të dyshuar disa nga ish-zyrtarët e tyre. Por e vërteta është shumë më e dhimbshme.Në vend që Ali Ahmeti të kujdeset për ish-ministrat e tij të Ekonomisë – Bekteshi, Neziri, Saraçini, Kuçi – gjithë vëmendjen e tij e ka përqendruar te Pucko dhe familja e tij. Për të nuk ka rëndësi që njerëzit e tij kanë blerë mazut toksik në vlerë prej 160 milionë eurosh dhe kanë helmuar një popull të tërë. Përmes të dëgjueshmit të klanit të Kërçovës, Islam Abazi, po bën gjithçka për ta shpëtuar nga paraburgimi personin A.J., duke ofruar dorëzani prej 2 milionë eurosh!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Nga kjo parti vlerësojnë se qëllimi i Ahmetit është që të provokoj krizë politike.

“Pyetja thelbësore është: Pse, për shembull, Drin Ahmeti nuk dorëzon dorëzani për ish-ministrat e dajës së tij? Apo vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre nuk kanë rëndësi për të? Edhe një herë paralajmërojmë: qëllimi i Ahmetit është të provokojë krizë politike që do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Atij i duhet me patjetër një “Qeveri e stilit të Përzhinës”, ku opozita do të drejtonte MPB-në – vetëm e vetëm që të zhduken provat kundër ish-kuadrove të korruptuara të BDI-së. Prandaj nuk duan vetëm zgjedhje lokale, sepse po hyjnë drejt një disfate të sigurt dhe katastrofale”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.