Maqedonia e Veriut merr shembull Kroacinë, paralajmërohet bojkotim masiv i marketeve
Kroatët e zgjuan rajonin, bojkot në markete për shkak të çmimeve të larta përhapet në mënyrë masive. Vazhdoi në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Malin e Zi, tani edhe në The post Maqedonia e Veriut merr shembull Kroacinë, paralajmërohet bojkotim masiv i marketeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kroatët e zgjuan rajonin, bojkot në markete për shkak të çmimeve të larta përhapet në mënyrë masive. Vazhdoi në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Malin e Zi, tani edhe në Maqedoni.
Qytetarët e Maqedonisë organizohen për bojkot të marketeve të premten më 31 janar. Thirrjet përhapen në rrjetet sociale. TV21 foli me krijuesin e faqes në Facebook Bojkot!!! Stop për çmimet e larta të ushqimeve!!!
Thotë se ideja është që qytetarët të kuptojnë se duhet vetë të reagojnë.
Qytetarët thonë se do ta përkrahin bojkotin, se çmimet e ushqimeve janë tepër të larta.
Edhe organizata e konsumatorëve me përkrahje.
Përndryshe, bojkot masiv i dyqaneve u zhvillua në Kroaci më 24 janar dhe platforma kroate për mbrojtjen e konsumatorëve “Alo, Inspektor” po bën thirrje për një bojkot të ri për të premten. Shitjet në dyqanet kroate janë përgjysmuar dhe janë shfaqur incizime që tregojnë se të gjitha produktet në supermarketet janë vënë menjëherë në aksion dhe i kanë zbritur deri në 50%. Thirrjet për bojkot të premten (31 janar) po përhapen edhe në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa edhe qytetarët e Malit të Zi tashmë po mobilizohen.
The post Maqedonia e Veriut merr shembull Kroacinë, paralajmërohet bojkotim masiv i marketeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .