Maqedonia e Veriut nuk përfill BE-në, e dështon projektin e hekurudhës me Bullgarinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se tenderi për hekurudhën drejt Bullgarisë ka dështuar. Në një intervistë për “360 gradë”, Nikolloski thotë se nuk heq dorë nga ideja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, por ajo që hëpërhë është ofruar nuk është e kapshme për realizim, pércjell INA. Ai theksoi […] The post Maqedonia e Veriut nuk përfill BE-në, e dështon projektin e hekurudhës me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se tenderi për hekurudhën drejt Bullgarisë ka dështuar.
Në një intervistë për “360 gradë”, Nikolloski thotë se nuk heq dorë nga ideja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, por ajo që hëpërhë është ofruar nuk është e kapshme për realizim, pércjell INA.
Ai theksoi se nuk e ka ndërmend të shpall përsëri tender në formën në të cilën është tani.
“Unë nuk heq dorë nga ideja për t’u ndërtuar hekurudha me Bullgarinë, vetëm po them se kjo që po ofrohet tani është jopraktike dhe nuk mund të realizohet. Përndryshe, dua të ndërtohet hekurudha me Bullgarinë dhe do të bëj gjithçka për t’u ndërtuar e njëjta”, deklaroi Nikolloski.
Ajo që duhet bërë, sipas tij është që të ulet me autoritetet bullgare dhe bashkërisht të hartohet projekti.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup konsideron se projekti për ndërtimin e seksionit të tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë (Kriva Pallanka – Deve Bair) është zgjidhja më racionale e mundshme dhe se asgjë nuk është e pakapërcyeshme me teknologjinë e sotme. Qëndrimin e BE-së, për emisionin “360 gradë”, e ka përcjellë Stefan Hudolin, shef i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së. Ai gjithashtu i ka dhënë përgjigje kritikave dhe akuzave nga autoritetet e reja në vend se projekti është i keq, i kushtueshëm dhe i parealizueshëm.
Delegacioni i BE-së në vend beson se ridizajnimi eventual i itinerarit nuk do të kishte kuptim dhe se do të nënkuptonte ndryshim të kostove, që nga ana tjetër nënkupton krijimin e një strukture të re financiare dhe nevojën për shpalljen e një tenderi të ri. Dhe nëse shpallet një tender i ri, shteti do të përballet me humbje nga grantet, siç paralajmëroi BEI.
“Nëse qeveria vendos të mos e përdorë projektin aktual, atëherë ndihma financiare është në rrezik – veçanërisht granti i konsiderueshëm prej 150 milionë euro nga BE-ja që jepet përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, që është granti më i madh i ndarë për vendi. Janë edhe grantet nga programi kombëtar IPA 2 (60.7 milionë euro)”.
Në ndërtimin financiar prej 560 milionë eurosh, që është vlera e parashikuar e seksionit të tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, BE merr pjesë me rreth 210 milionë euro grante – 150 milionë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe 60 milionë përmes IPA. Pjesa e mbetur janë kredi të favorshme nga institucionet financiare evropiane, ndër të cilat, kryesisht nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB).
EIB thotë se projekti për këtë seksion është hartuar nga konsulentë ndërkombëtarë për të arritur zgjidhjen teknike më kosto-efektive që përputhet me kërkesat e BE-së për ndërveprim.
The post Maqedonia e Veriut nuk përfill BE-në, e dështon projektin e hekurudhës me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.