MASH-i ia mori ingerencat Merkos për dy shkolla në Drasllavicë dhe Podgorc të Strugës
Për dy shkolla fillore në Strugë, kryetarit të Strugës Ramiz Merko i janë marrë ingerencat, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për SDK.mk, njofton Portalb.mk. “Merkos i janë marrë ingerencat e shkollave ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Drasllavicë dhe ‘Goce Dellçev’ në Podgorc, në bazë të detyrimeve të parealizuara të cilat dalin nga […]
Për dy shkolla fillore në Strugë, kryetarit të Strugës Ramiz Merko i janë marrë ingerencat, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për SDK.mk, njofton Portalb.mk.
“Merkos i janë marrë ingerencat e shkollave ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Drasllavicë dhe ‘Goce Dellçev’ në Podgorc, në bazë të detyrimeve të parealizuara të cilat dalin nga ligji – publikim jo në kohë të shpalljeve për zgjedhje të drejtorëve dhe emërim të drejtorëve të cilët nuk i përmbushin kushtet për ushtrim të detyrës. Në të dy shkollat janë vendosur u.d. drejtorë të rinj”, kanë thënë nga MASH-i.
Në pyetjen e parashtruar se nëse ka procedurë për marrje të ingerencave të shkollave të reja, nga Ministria thonë se mbikëqyrje realizohen në disa shkolla, por procedurat janë në vijim.
Në Gjykatën Themelore në Strugë po zhvillohen dy procedura gjyqësore kundër kryetarit të Strugës, për emërim joligjor të drejtorëve në shkolla fillore.
Një procedurë është për tre lëndët të cilat janë të bashkuara, për Podgorc, Llabunishtë dhe Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, ndërsa tjetra për shkollën në Veleshtë ku ka disa të akuzuar për “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ndërsa një pjesë e tyre ndiqen penalisht për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”. Prokuroria Themelore Publike Strugë e ngarkon kryetarin e Strugës për keqpërdorim të pozitës.
Në muajin tetor, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e drejtorëve në shkolla.
Deri më tani, Merko ka nëntë akuza nga autoritetet e rendit dhe drejtësisë.
- LEXO: Nuk u mbajtën dy seancat gjyqësore ku i akuzuar është kryetari Merko, ish-ministri Shaqiri është dashur të jetë dëshmitar
- LEXO: Policia e ka paditur përsëri kryetarin Ramiz Merkon
- LEXO: Prokuroria Publike ngriti akuzën e tetë për punë të papërgjegjshme ndaj kryetarit të Strugës, Merko
- LEXO: “Nuk ndihem fajtor”, tha Merko në gjyqin për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore
- LEXO: U shty gjykimi për shkak të listës së gjerë me prova, Merko: E kisha të vështirë t’i sillja me Audi gjithë ato, e lëre më në dorë
- LEXO: Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos