LSDM: Pushteti e punësoi në AKE shefen e firmës e cila duhej ta ndërtojë garazhin e kontestueshëm

Opozita sot kumtoi se Ankica Tërpkovska, pronare e firmës e cila duhej ta ndërtojë garazhin e kontestueshëm me kate tek Kuvendi, është zgjedhur për anëtare të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike – AKE, për çka në muaj do të marrë nga 2.700 euro, njofton Portalb.mk. Socialdemokratët pohojnë se kjo zgjedhje është e kontestueshme për […]

Nëntor 16, 2024 - 18:00
 0  4
LSDM: Pushteti e punësoi në AKE shefen e firmës e cila duhej ta ndërtojë garazhin e kontestueshëm
Foto: Selia e LSDM-së

Opozita sot kumtoi se Ankica Tërpkovska, pronare e firmës e cila duhej ta ndërtojë garazhin e kontestueshëm me kate tek Kuvendi, është zgjedhur për anëtare të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike – AKE, për çka në muaj do të marrë nga 2.700 euro, njofton Portalb.mk.

Socialdemokratët pohojnë se kjo zgjedhje është e kontestueshme për shkak të disa arsyeve.

“Filimisht, pushteti po zbaton partiim brutal të AKE-së, i cili duhet të jetë trup i pavarur, dhe strehon persona me relacione personale dhe partiake me funksionarët nga pushteti aktual. Tërpkovska ende figuron si pronare e kompanisë që duhej ta ndërtojë garazhin e kontestueshëm me kate, ndërsa është zgjedhur në periudhë kur po përgatitet ligj me të cilin do të duhet të dëmshpërblehet kompania e saj. Avokat i firmës së saj ishte Pançe Toshkovski. Vallë kjo  a nuk është konflikt interesash vetëvetiu?”, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Në mënyrë plotësuese, siç thotë Kuzeska, Tërpkovska nuk i përmbush kushtet që të jetë pjesë e AKE-së.

“Ka theksuar se para disa viteve ka përfunduar arsimin e lartë për administratë publike dhe se është magjistre e shkencave juridike. Që do të thotë se, nuk ka njohuri të posaçme nga sfera e komunikimeve elektronike. Përveç nëse pushteti konsideron se njohuri nga sfera e komunikimeve elektronike është përdorimi i internetit dhe word, siç vetë Tërpkovska ka shkruar në biografi. Në nenin 17 nga Ligji për komunikime elektronike qartë janë të definuara kushtet – që të zgjidhet ndonjë anëtar i Komisionit të AKE-së, duhet të ketë përvojë adekuate pune në profesion dhe citoj ‘njohuri të posaçme nga sfera e komunikimeve elektronike'”, deklaroi Kuzeska.

Për LSDM-në kjo zgjedhje është vetëm vërtetim se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski vazhdojnë me partizim të institucioneve dhe se po bëjnë gjithçka në kundërshtim me atë që premtonin para zgjedhjeve.

Opozita kërkon tërheqje të këtij vendimi të Qeverisë, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të hapë lëndë.