Maturantët sot i nënshtrohen provimit të dytë ekstern

Rreth 15 mijë maturantë sot (e shtunë) do të hyjnë në testimin e dytë zgjedhor ekstern nga provimi shtetëror i maturës. Më shumë kandidatë të regjistruar – 13.198 për testimin e gjuhës angleze. Në provimin e matematikës do të hyjnë 1.356 maturantë, për gjuhën gjermane 114, për gjuhën franceze 84 maturantë, ndërsa për provimin e […]

qershor 8, 2024 - 18:01
 0  5
Maturantët sot i nënshtrohen provimit të dytë ekstern
Maturantë, matura shtetërore RMV. Foto: MASh

Rreth 15 mijë maturantë sot (e shtunë) do të hyjnë në testimin e dytë zgjedhor ekstern nga provimi shtetëror i maturës. Më shumë kandidatë të regjistruar – 13.198 për testimin e gjuhës angleze. Në provimin e matematikës do të hyjnë 1.356 maturantë, për gjuhën gjermane 114, për gjuhën franceze 84 maturantë, ndërsa për provimin e gjuhës ruse dhe të filozofisë ka nga një kandidat, transmeton Portalb.mk.

Qendra Shtetërore e Provimeve (QShP) do të shpallë rezultatet e dy provimeve eksterne brenda datës 8 korrik.

Deri atëherë duhet të ketë vendim nga komisionet e QShP-së për anulimin e testeve për provimin e parë dhe të dytë të jashtëm nëse konstatohen shkelje të rregullave të vetë provimit ose nëse konstatohen parregullsi, gjegjësisht kopjime gjatë notimit të testeve.

Drejtoresha e QShP-së, Biljana Mihajlovska, tha për MIA-n se përveç komisionit që propozon anulimin e provimit për kandidatët për të cilët është konstatuar se kanë bërë ndonjë shkelje gjatë provimit, këtë vit do të formohen dhjetë komisione për secilin nga dhjetë lëndë të përfshira në provimin e maturës shtetërore, të cilët në bazë të dëshmive të notave gjatë vlerësimit të testeve do të propozojnë anulim të mundshëm.

Gjithashtu do të merret në konsideratë edhe grupi viber në të cilin u nda një test bosh i gjuhës amtare në fillim të provimit të shtunën e kaluar.

Për të pasur më shumë kontroll gjatë provimeve, maturantët këtë vit shkollor për herë të parë kanë hyrë në provim në hapësira të mëdha – salla shkollash apo sportive.

Sipas llojit të arsimit maturën shtetërore në sesionin e qershorit e marrin 6.341 maturantë, 8.230 profesional dhe 263 art.

Maturantët që nuk do të kalojnë maturën shtetërore në sesionin e qershorit do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet e jashtme në datat 12 dhe 14 gusht 2024.