Mbante një shpend të rrallë në kushte të papërshtatshme, procedohet ish-banori i Big Brother VIP
Ish-banori i Big Brother Vip, Dritan Brahimi është proceduar penalisht pasi mbante në kushte të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo). Ka qenë Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A) që ka njoftuar policinë për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga aktori 37-vjeçar, i cili me […] The post Mbante një shpend të rrallë në kushte të papërshtatshme, procedohet ish-banori i Big Brother VIP appeared first on InfoShqip.com.
Ish-banori i Big Brother Vip, Dritan Brahimi është proceduar penalisht pasi mbante në kushte të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo).
Ka qenë Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A) që ka njoftuar policinë për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga aktori 37-vjeçar, i cili me shpendin postonte dhe video në rrjetet sociale.
Dritan Brahimi është proceduar në gjendje të lirë për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.
Njoftimi i policisë së Shkodrës:
Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.
Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
The post Mbante një shpend të rrallë në kushte të papërshtatshme, procedohet ish-banori i Big Brother VIP appeared first on InfoShqip.com.