Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho ka njoftuar largimin nga politika. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho bën me dije se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për […]

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho ka njoftuar largimin nga politika.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho bën me dije se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për të.
Ai falenderon demokratët e qarkut Korçë, të cilët e kanë çuar disa herë në Parlament duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2005.
POSTIMI I SPAHOS:
Të nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
Me shumë mirënjohje,
Edmond Spaho