Mbi 500 hektarë tokë e punueshme në RMV gjatë vitit 2024 

Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut sipas Entit Shtetëror të Statistikave janë regjistruar 506.586 hektarë tokë e punueshme.  Për sa i përket tokës së punueshme, rënie është vërejtur te lavrat dhe kopshtet për 2.0 % dhe te vreshtat për 1.7%, ndërsa rritje vërehet te pemëtaria për 3.1 %.  Në të njëjtën periudhë, prodhimi i […]

Mars 27, 2025 - 20:00
 0  5
Mbi 500 hektarë tokë e punueshme në RMV gjatë vitit 2024 
Bujqësi, tokë, duhan

Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut sipas Entit Shtetëror të Statistikave janë regjistruar 506.586 hektarë tokë e punueshme. 

Për sa i përket tokës së punueshme, rënie është vërejtur te lavrat dhe kopshtet për 2.0 % dhe te vreshtat për 1.7%, ndërsa rritje vërehet te pemëtaria për 3.1 %. 

Në të njëjtën periudhë, prodhimi i patates është rritur për 9.0 % dhe i trangujve për 3.6 %. 

Ndër kulturat e tjera rënie më të madhe është vërejtur tek orizi për 6.9 %, luledielli për 10.2 % dhe jonxha për 6.7 %. 

Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 është vërejtur rritje e ndjeshme e prodhimeve te të gjitha pemët.  

Rritje më të madhe e prodhimeve është vërejtur te molla për 59.1% dhe te qershitë për 41.0%.